Ka ndodhur

Gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës në Elbasan, jashtë rrezikut për jetën

Gazeta Si – Një nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin ‘Vasil Kamami’ në qytetin e Elbasanit është hedhur sot nga kati i dytë i shkollës. Arsyet ende nuk janë bërë të qarta, por duket se ajo ka dashur të largohet nga klasa.

Nxënësja ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spitalit e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Janë marrë në pyetje nxënësit e tjerë të klasës për të kuptuar pse e mitura është hedhur nga kati i dytë i shkollës. Nga dëshmitë e tyre është mësuar se vajza ishte në gjendje të rënduar psikologjike kohët e fundit. Ajo ka qenë me urdhër mbrojtjeje dhe qëndronte në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë