Shendet

Gjigantët e Fast Food ndihmojnë në emetimet e gazrave serë

Ekspertët ushqimorë nga EAT-Lancet, komisioni për dietat e shëndetshme nga sistemet ushqimore të qëndrueshme është duke i bërë thirrje gjigantëve të ushqimeve të shpejta dhe furnizuesve të tyre, për të ndërmarë masa për ndikimin e tyre të ndryshimeve klimaterike.
Grupi, mendon ata duhet të ulin rreziqet për përhapjen e metanit dhe karbonit, në ushqimet dhe ujin që përdorin kompanitë e ushqimeve të shpejta.

Ata argumentojë, se bujqësia është një ndër sektorët i cili shkakton rritjen e karbonit në tokë.
Përfaqësues të McDonald’s thonë se kanë hartuar disa objektiva për të mbrojtur klimën, ndërkohë që grupi i ekspertëve thotë se kompanitë e ushqimit të shpejtë duhet të harxhojnë të paktën 570 dollarë në muaj për realizimin e praktikave të ndryshme që do të sigurojnë një klimë më të mirë në të ardhmen. Ashtu si kompania MCDonald’s, edhe shumë të tjera si Domino’s Pizza, Burger King, dhe KFC duhet të ndërmarrin të njëjtat masa.

Më shumë se 80 përfaqësues të komisionit EAT-Lancet, kudo në botë kanë nënshkruar një dokument për kompanitë e ushqimit të shpejtë, duke u kërkuar atyre miratimin e politikave që do të ndryshojnë klimën dhe zvogëlimin e gjurmëve të karbonit dhe metanit në ushqime si qumështi dhe mishi.
Ata shprehen të shqetësuar pasi me anë të një analize ushqimore mësuan se mishi dhe qumështi në kompanitë e ushqimit të shpejtë kanë përmbajtje të artë të karbonit. Sipas ekspertëve duhet që kompanitë të harxhojnë 70% të totalit të fitimeve ditore për emetimet e gazeve serë, në mënyrë që të kenë një ushqim të shëndetshëm. Nëse nuk merren masa për këtë fenomen i cili është përhapur kudo gazet serë do të rrisin temperaturën e botës me dy gradë më shumë se normalja deri në vitin 2050.
Në letrën e tyre, ata po i bëjnë thirrje përdoruesve më të mëdhenj të mishit për të zvogëluar ndikimin e tyre te ujërat e ëmbla dhe investitorët bëjnë thirrje se vetëm kompanitë e mëdha të ushqimit të shpejtë mund të minimizojnë rreziqet për të ardhmen.
“Kur bëhet fjalë për vlerësimin se sa do të rrezikohet emri i kompanisë në treg, të gjithë investitorët e shpenzojnë pa fund për marketingun, por kjo është çështje më e rëndësishme. Nëse një ditë nuk do të kemi ujë apo produkte të mbytura nga gazet, askujt nuk do të i interesojnë emri i kompanisë,” tha Eugenie Mathieu, një eksperte ushqimore.
Gjithashtu, ekspertët duan të kuptojnë se cilat kompani ushqimore, po monitoron dhe minimizon rreziqet afatgjata mjedisore për sa i përket zinxhirit ushqimor dhe furnizimeve të vazhdueshme që ata marrin.

Megjithatë, një zëdhënës i MCDonald’s ka deklaruar se nuk beson që furnizimet që bën kompania e tij dhe të tjera konkurrente të ndikojnë në ndryshimin e klimës. Ai thotë se në vitin e kaluar, MCDonald’s u bë kompania e parë e restoranteve në botë, e cila trajtoi ndryshimet klimaterike globale duke vendosur një objektiv për të reduktuar emetimet e gazeve serrë.
“Kjo përfshin reduktimin e intensitetit të gazrave në zinxhirin ushqimor dhe furnizimet e vazhdueshme që ne marrim. Ne presim që nga nisma jonë do të parandalojë hyrjen e 150 milion tonë ushqime të cilat përmbajnë karbon dhe metan deri në vitin 2030. Kjo është e barabartë me mbjelljen e 3.8 miliardë pemëve. Qëllimi është që MCDonald,s të rritet si biznes, duke mbrojtur mjedisin,” tha zëdhënësi./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë