Ngjarje

Gjermania hap kufijtë për shqiptarët e vaksinuar nga 25 qershori me vaksinat e njohura nga EMA

Gjermania do të hapë nga 25 qershori kufijtë për shqiptarët e vaksinuar, pas më shumë se një viti që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë njofton se nga dita e premte javën e ardhshme do të lejohen vizitat dhe udhëtimet turistike nga të gjitha vendet e sigurta, pjesë e së cilave është bërë së fundmi edhe Shqipëria.

Lehtësimi i masave do të vlejë tani për tani për personat që janë vaksinuar me dy doza me vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Për momentin, në BE të miratuara janë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZenaca dhe Johnson&Johnson. Vaksina ruse Sputnik V dhe dy vaksinat kineze: Sinofarm dhe Sinovac ende nuk janë aprovuar nga agjencia europiane.

Ministria e Jashtme gjermane njofton po ashtu kontrolle shtesë për tu zbuluar mashtrimet me certifikatat e vaksinave. Saktësinë e tyre do ta kontrollohet nga kompanitë ajrore dhe policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë