Ngjarje

Gjermani, mbledhin të gjithë birrën e fshatit për të bojkotuar festivalin neonazist

Banorët e fshatit Ostritz në Gjermani kanë lënë më gojë të thatë manifestuesit e esktremit të djathtë duke boshatisur supermarketin lokal.

Kanë blerë 100 arka me birra, duke e zbrazur krejt supermarketin, për ti lënë pa to pjesëmarrësit e festivalit neonazist "Schild und Schëert" ("Mburoja dhe shpata"), që u zhvillua në fshatin e vogël gjerman Ostritz. Protagonistë të protestës, raportojnë disa media lokale, ihsin vetë banorët e fshatit. 500 pjesëmarrësit në këtë ngjarje, pavarësisht nga nxehtësia, nuk mundën të pinin as birrë.

Policia gjithashtu ndaloi alkoolin në lokalet gjatë ngjarjes neo-naziste, duke konfiskuar 4,400 litra birrë. Ministri i Saksonisë Michael Kretschmer falënderoi banorët e Ostritz në Twitter. "Kur ekstremistët e krahut të djathtë përpiqen të përcaktojnë pamjen me slogane të tyre çnjerëzore, ne duhet ta kundërshtojmë atë," shkruante politikani i CDU.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë