Menaxhim

Gjeohapësira ‘në dorë’ të kryeministrisë

Nga Gazeta ‘SI’ - Qeveria ka hedhur për konsultim një draft që synon të ndërhyjë në ligjin për infrastrukturën gjeohapësinore duke e përmirësuar atë.

Ligji është hedhur në konsultim nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, ASIG, i cili me ndryshimet e reja kalon në varësi të kryeministrit të vendit.

Në dokument përcaktohet se të gjitha informacionet hapësinore do të jenë në dispozicion të institucioneve publike dhe private. Të dhënat do të jenë pjesë e një sistemi shtetëror që do të administrohet e monitorohet nga vetë ASIG. Kjo e fundit do të rishikojë dhe riprodhojë hartat të gjitha shkallëve për Shqipërinë.

ASIG thotë se financimi i ulët, mungesa e të dhëave dhe një sistemi të integruar GIS, Sistemi i Informacionit Gjeografik, ishin ngërçet kryesore të kësaj fushe që e kanë bërë atë jo eficiente. Sipas llogarive të Autoritetit, këto ndryshime kushtojnë rreth 800 mijë lekë në vit.

Me hedhjen e dy satelitëve në hapësirë, ‘Albania 1&2’, qeveria e Shqipërisë nisi një riformim të sistemit gjeohapësinor dhe mënyrave të monitorimit. 

Vetë kryeministri Edi Rama e quajti shërbimin e dy satelitëve shqiptar në hapësirë një “radiografi”, ku me anë të fotove të tyre kuptohet gjendja e “mushkërive dhe zemrës” së Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë