Media Galeri

Gjendet pas 107 vitesh në Antarktikë një nga anijet më të mëdha që është mbytur

Shkencëtarët kanë gjetur dhe filmuar një nga anijet më të mëdha të mbytura ndonjëherë dhe është zbuluar plot 107 vite pasi u mbyt.

Endurance, anija e humbur e eksploruesit të Antarktikut Ernest Shackleton, u gjet në fund të detit Weddell.

Anija u përplas me akullin e detit dhe u mbyt në 1915, duke detyruar Shackleton dhe njerëzit e tij të bënin një arratisje mahnitëse në këmbë dhe me varka të vogla.

Video e mbetjeve tregon Endurance në gjendje të jashtëzakonshme.

Edhe pse ka qenë i zhytur në 3 km ujë për më shumë se një shekull, duket njësoj si në ditën e nëntorit kur u rrëzua.

Emri i anijes, Endurance është qartë i dukshëm.

“Pa asnjë ekzagjerim, kjo është anija më e mirë prej druri që kam parë ndonjëherë deri tani”, tha arkeologu detar Mensun Bound, i cili ishte prezent gjatë zbulimit dhe kështu përmbushi një ëndërr gati 50-vjecare në karrierën e tij.

Pse ishte e çmuar kjo anije?

Ka dy arsye. E para është historia e Ekspeditës Imperial Trans-Antarktike të Shackleton. Ajo u nis për të bërë kalimin e parë tokësor të Antarktidës, por iu desh të braktiste kërkimin kur anija e ekspeditës, Endurance, u bllokua nga akulli i detit. Që atëherë, gjithçka ishte për mbijetesën. Shackleton arriti t’i çonte njerëzit e tij në bregdet, një arratisje që u quajt ekzemplare për shkak të vështirësive.

Arsyeja tjetër ishte vetë sfida e gjetjes së anijes. Deti Weddell është pothuajse përgjithmonë i mbuluar me akull të trashë. Për t’iu afruar vendndodhjes së supozuar të fundosjes është mjaft e vështirë, por këtu ka ndihmuar ulja e nivelit të detit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë