Ka ndodhur

Gjendet pa jetë në dhomë pronari i hotelit në Fier

Pronari i një hoteli në Fier është gjetur i pajetë këtë të shtunë rreth orës 13:00. Policia e Fierit njofton se ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen “8 Shkurti”.

Pronari i këtij hoteli, me iniciale H.O., u gjet i pajetë në një prej dhomave. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë