Ka ndodhur

Gjendet një trup i pajetë në Karaburun. U konstatua nga ekuipiazhi i një anije peshkimi

Nga Gazeta 'Si'-Një trup i pajetë është gjetur në Karaburun, në afërsi të Keput të Gjuzës.

Trupi është gjetur nga eikuipazhi i një anije peshkimi, të cilët kanë njoftuar autoritetet.

Trupi i pajetë është marrë dhe është transportuar për në morgun e Vlorës, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat e tjera të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë