Ka ndodhur

Elbasan, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një 49-vjeçar

Një 49-vjeçar, me iniciale I.D.,i cili jetonte i vetëm është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.

Nga këqyrja paraprake, 49-vjeçarit nuk i janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë