Ka ndodhur

Gjendet një person i pajetë në Pyllin e Divjakës

Gazeta Si - Një person është gjetur i pajetë në hyrje të Pyllit të Divjakës në Lushnjë. Ai është identifikuar si A.N., rreth 50 vjeç dhe njihet si peshkatar në zonë.

Mësohet se ai lëvizte me biçikletë dhe dyshohet se është goditur nga një automjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Trupi i pajetë u gjet nga një turist skocez, i cili ishte duke ecur në këmbë në hyrje të parkut Kombëtar të Karavastasë.

Ai ka parë trupin e pajetë në anë të rrugës dhe ka njoftuar menjëherë policinë e zonës.

Viktima punonte në peshkim dhe dyshohet se mund të jetë përplasur herët në mëngjes nga ndonjë automjet, i cili nuk ka ndaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë