Ka ndodhur

Gjendet një makinë e djegur pranë një fshati në aksin Fier-Levan

Gazeta Si - Një makinë e e djegur është gjetur pranë fshatit Shtyllas në aksin Fier-Levan në anë të “Bypass”-it në një rrugë dytësore.

Makina tip “Benz” është gjetur plotësisht e djegur pa targa, ndërsa pranë saj nuk kishte njeri.

Mjeti dyshohet të jetë braktisur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e djegies së automjetit.

Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nisë puna për identifikimin e pronarit të mundshëm të automjetit përmes numrit të shasisë dhe detajeve të tjera që i kanë shpëtuar djegies.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë