Gazeta Si – Gjenden pjesë të meteorit që ra në territorin italian ditën e Shën Valentinit, 14 shkurt. Pas njoftimit për popullatën dhe pas interceptimit të fragmenteve të objektit qiellor (masa totale rreth 400-500 gram) të marra në Basilicata, u identifikua vendi i rënies, në një zonë në veri të Materas, pranë Barit.
Meteori ra vertikalisht në tokë me një shpejtësi prej rreth 300 kilometrash në orë dhe nga përplasja copëtoi një pllakë të ballkonit që shkon përgjatë perimetrit të një shtëpie midis Contrada Rondinelle dhe Contrada Serra Paducci, në qytetin e Matera.



Lajmi u njoftua nga “Prisma”, rrjeti i parë italian që studioi meteorët dhe atmosferën e Institutit Kombëtar të Astrofizikës.
Në të njëjtën ditë, më 14 shkurt, “Prisma” shkruan në një shënim, “në ballkonin e shtëpisë së prindërve të Gianfranco dhe Pino Lossignore, disa gurë tërhoqën vëmendjen e dy vëllezërve. Gjithashtu, sepse prindërit e tyre të moshuar kishin dëgjuar një zhurmë e fortë mbrëmjen e mëparshme që vinte nga jashtë”.
Më shumë se 70 gramë janë gjetur deri më tani në 12 fragmente kryesore dhe dhjetëra fragmente më të vogla, tha “Prisma”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




