Ka ndodhur

Gjendet i vdekur në hotel një italian në Kamzë

Një 71-vjeçar italian është gjetur i vdekur në një hotel në Kamzë. Kanë qenë shërbimet e hotelit ata që kanë gjetur në dhomë pa shenja jete të moshuarin me iniciale A.S.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Prandaj dyshimet paraprake të policisë janë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj./


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë