Ka ndodhur

Gjendet i vdekur emigranti sirian në malin e Moravës në Korçë

Një 27-vjeçar është gjetur mbrëmjen e të mërkurës pa shenja jete në malin e Moravës në Korçë. Sipas informacioneve konfirmohet se viktima është emigrant sirian.

Paraprakisht dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta dhe borës gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë viktima pritet që t'i nënshtrohet një ekspertize për të përcaktuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes.

Klandestinët ecin me ditë të tëra nga shteti grek drejt kufirit të gjelbër në Kapshticë e më pas synojnë kryeqytetin, ku qëllimi është të shkojnë në vendet e BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë