Gazeta Si – Një shtetas letonez është gjetur i pajetë sot në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë, ai kishte ardhur për pushime në Shqipëri bashkë me një shok nga Mbretëria e Bashkuar.
“Pasditen e sotme, shtetasi E.T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L.Z., 38 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri për qëllime turistike e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit”, – shkruhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.