Shkencëtarët po punojnë për të prodhuar në masë ‘gralin e shenjtë’ të testimit të sheqerit në gjak për ta bërë më të lehtë për diabetikët të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak. Studiuesit, në Universitetin e Newcastle në Australi, kanë krijuar një shirit jo invaziv, të përshtatshëm dhe pa dhimbje që kontrollon nivelet e glukozës në pështymë.
Projekti është udhëhequr nga Paul Dastoor, një profesor i fizikës i cili u frymëzua nga gruaja e tij, një mësuese e shkollës fillore e cila ka ndihmuar fëmijët e vegjël të monitorojnë nivelet e glukozës në gjak.
“Kjo pajisje e vogël vërtet hap perspektivën e testimit të glukozës pa dhimbje, me kosto të ulët dhe shpresojmë që rezultate shumë më të mira për ata që vuajnë nga diabeti,” tha eksperti.
Ai shpjeogn se shiriti është një biosensor, që do të thotë se mat reaksionet biologjike ose kimike duke gjeneruar sinjale. Përmasa është e ngjashme me një çamçakëz, por dukshëm më i hollë. Shiriti përbëhet nga një tranzistor shumë i hollë që përmban një enzimë të quajtur glukozë oksidaza.
Kur vendoset në gjuhë, glukozë oksidaza reagon me glukozën në pështymë për të formuar peroksid hidrogjeni. Ky peroksid hidrogjeni më pas ‘zbërthehet’ në jone hidrogjeni që gjenerojnë një sinjal elektrik, i cili mund të merret, përpunohet dhe shfaqet nga një aplikacion smartphone.
“Unë mendoj se do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si ne mendojmë për pajisjet mjekësore dhe në veçanti sensorët, sepse ne mund t’i përdorim këto me një kosto jashtëzakonisht të ulët,” shpjegon eksperti.
Diabeti prek më shumë se 460 milionë të rritur gjatë vitit në të gjithë botën.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje