Ka ndodhur

Gjenden mbetje kockore pranë një banese në Vlorë

Gazeta Si - Një telefonatë e mbërritur në polici, ka njoftuar për zbulimin e mbetjeve kockore të dyshuara si ato të njeriut në afërsi të një banese në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

Ka qenë një grua e identifikuar me inicialet I.L., që ka bërë denoncimin në sallën operative të Vlorës.

Gruaja thotë se kishte parë kafkën dhe mbetje të tjera kockore.

Fqinjët e banores, e cila gjeti eshtrat ndërsa po punonte në oborrin e shtëpisë së saj, thanë se ajo e mori dheun nga një pallat në ndërtim për të mbushur bahçen.

“Ishim bashkë kur e gjeti, dheun e mori për të mbushur bahçen nga një pallat në ndërtim. I kishte dalë kafka e kokës. Erdhi policia i mori”, - -thotë një prej tyre.

Ndërkohë gruaja është duke u marrë në pyetje nga specialistët në drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë