Ka ndodhur

Gjenden 10 mijë dollarë në shtëpinë e gjyqtares Hoxha

Detaje të reja dalin nga arrestimi i gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha.

Oficerët e policisë kanë zbuluar një shumë të konsiderueshme parash në njërën prej shtëpive të gjyqtares Enkeleda Hoxha të arrestuar sot me vendim të GJKKO pas një hetimi të SPAK me akuzën për korrupsion.

Mësohet se në njërën nga shtëpitë e gjyqtares janë gjetur 10 mijë dollarë cash, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Këto para dyshohet se janë të përfituara në mënyrë jo të rregullt në këmbim të vendimeve që kjo gjyqtare jepte duke favorizuar të dënuar.

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 9 funksionarë të tjerë të kësaj gjykate, u arrestuan sot me urdhër të SPAK pasi akuzohen për skemë korrupsioni në lirimin e të dënuarve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë