Pavarësisht se jemi në prag të stinës së vjeshtës, temperaturat në vendin tonë do mbeten relativisht të larta, sidomos në zonat e ulëta. Kjo javë do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, megjithëse vranësirat do jenë prezente përgjatë 24 orëve. Vranësirat në zonat lindore dhe juglindore do jenë të dukshme dhe kjo do të sjellë rebeshe shiu afatshkurtra.
Sa i përket vlerave termike, duke nisur nga e mërkura dhe deri në fundjavë, temperaturat do arrijnë në 35 gradë në zonat e ulëta.
Maksimalja e temperaturave, të paktën deri të mërkurën, do të luhaten në vlerën 31-32 gradë celsius dhe duke filluar nga mesi i javës dhe deri në fundjavë, do të kemi rritje të temperaturave duke shënuar vlerën 35 gradë në zonat e ulëta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




