Ka ndodhur

Gjashtë zyrtarë të Bashkisë Vlorë nën hetim për shpërdorim detyre

Gazeta Si - Gjashtë zyrtarë të Bashkisë së Vlorës janë vënë nën hetim, pasi akuzohen e lejuajn ndërtimin pa leje të dy konstruksioneve të një objekti.

Ky i fundit ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë dhe zyrtarët akuzohen për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.

Dyshohet se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar deklaratë paraprake për kryerje punimesh në kundërshtim me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

J. Ç., 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë;

K. M., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

R. H., 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;

F. H., 35 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

I. Z., 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;

M. I., 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë