Pas muajsh të tëra protestash të ashpra, Hong Kongu ka mbajtur të dielën zgjedhjet lokale, të cilat shënuar fitoren masive nga kandidatët pro-demokracisë. Shtatëmbëdhjetë nga 18 këshillat e rrethit të Hong Kongut tani kontrollohen nga këshilltarët pro-demokracisë.
Zgjedhjet, të parat që nga fillimi i valës së protestave kundër Pekinit, panë një pjesëmarrje të pashembullt të më shumë se 71% të qytetarëve. Megjithatë, një ditë përpara zgjedhjeve u shënuan një sërë incidentesh dhe përplasjesh mes forcave policore dhe grupeve të shoqërisë civile, të cilët dolën në marshim, duke u bërë thirrje qytetarë të votonin pro-demokracisë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur.
Hong Kongu ka parë muaj protesta gjithnjë e më të dhunshme qëkur Kina u përpoq të prezantonte një projekt-ligj të diskutueshëm që mundësonte ekstradimin në Kinë të të gjithë qytetarëve të Hong Kongut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.