Mode

Givenchy kritikohet për gjerdanin në Javën e Modës në Paris

Shtëpia franceze e modës Givenchy është kritikuar pasi modelet mbanin gjerdan si litarë në sfilatë në shfaqjen e Javës së Modës në Paris.

Tre modele kishin aksesorin në fjalë në ar dhe argjend dhe kjo ka mjaftuar që të gjithë t’i kritikojnë.

Para dy vitesh Burberry bëri një hoodie me një lidhëse në formën e litarit dhe pasi reaguan të gjithë, kërkoi falje dhe e tërhoqi nga tregu.

"Menduam se industria e modës kishte vënë mend për produkte me përmbajtje të tilla por si duket nuk qenka kështu. Ky gjerdan përsëriti historinë dhe askush nuk reagoi”, shkroi në Instagram Prada.

Të tjerë shkruan në rrjetet sociale se është e papranueshme që ky gjerdan ka kaluar para syve të të gjithëve dhe të gjithë kanë menduar se kjo është në rregull.

Gjerdani ishte pjesë e shfaqjes së parë të drejtorit kreativ të Givenchy, Matthew Williams, pasi ai iu bashkua markës luksoze verën e kaluar.

Ai i tha Vogue se pjesët ishin "të punuara me kujdes dhe komplekse", dhe u krijuan me artistin amerikan Josh Smith, të frymëzuar nga pikturat e tij Grim Reaper.

Kur shpërtheu skandali i Burberry në vitin 2019, një nga modelet e saj, Liz Kennedy, shkroi në një postim të gjatë në Instagram: "Vetëvrasja nuk është modë."

Vitet e fundit, industria e modës ka shkaktuar polemika në shumë raste.

Gucci tërhoqi nga tregu një bluzë me printim në vitin 2019 pasi artikulli u kritikua për ngjasimin me njerëzit me ngjyrë.

Prada gjithashtu tërhoqi produkte me imazhe që dukej se ngjanin me majmunët.

Katy Perry hoqi nga tregu dy modele këpucësh pas ankesave se ishin raciste.

Dhe Dolce & Gabbana shkaktoi polemika në vitin 2016 kur e quajti një model këpucësh në koleksionin e tij pranverë/verë "këpucë për skllevër".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë