Nga Gazeta Si- Pas Durrësit dhe Tiranës, Giro d’Italia do të zhvendoset ne Vlorë të dielën, më 11 maj për etapën e tretë dhe të fundit.
Për pasojë, do ketë disa bllokime në sheshe dhe rrugë në Vlorë dy ditët e fundjavës. Duke nisur nga ora 15:00 e të shtunës e deri në orën 18:00 të së dielën do ndalohet parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares).
Ndalim parkimi dhe qëndrimi do ketë dhe në aksin Sheshi i Madh- kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10 deri në orën 15:00, të datës 11.
Do ketë ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00- 14:15 të datës 11. Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.
Gjithashtu, do ketë ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës dhe në rrugën “Reshat osmani” nga ora 15:00 e datës 10 deri në ora 17:00, datë 11.
Ndalim parkimi do ketë dhe në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10 deri në ora 23:00, datë 11.
Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.

Rrugë të tjera që do të bllokohen ose do ndalohet parkimi në oraret përkatëse:
Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës- Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10 deri në ora 23:00, datë 11.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10, deri në 23:00, datë 11. Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.
Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri”, kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10 deri në ora 23:00, datë 11.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11 deri në 23:00.
Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
Akses për raste emergjente
Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.
Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00- 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:
Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – Spitali
Pusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – Spitali
Uji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali
Bllokimi i akseve interurbane:
Vlorë – në fshatrat e lumit të Vlorës ddalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30.
Vlorë – Himarë (deri në Qeparo) ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30.
Qeparo – Himarë – Vlorë, ndalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00.
Policia njofton se të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me karoatrec dhe mjetet do të vendosen tek ish-fusha e aviacionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.