Lojëra me Dore

Giannis, Harden, James: Garë treshe për lojtarin më të mirë të NBA-së

Për mbretin e 2019-20-ës dhe fituesit e çmimeve individuale të basketbollit amerikan, që do të vendosen duke marrë në konsideratë ndeshjet e luajtura deri më 11 mars, duhet pritur “Play off”-i. Megjithatë, janë shpallur kandidatët për çdo kategori, ndërsa përzgjedhjen do ta bëjë një juri ndërkombëtare gazetarësh.

Në garë për “MVP” (lojtarin më të mirë) të sezonit janë Giannis Antetokounmpo, më i miri edhe vitin e kaluar, James Harden, mbreti i 2018-ës dhe i dyti në vitet 2015, 2017 dhe 2019, si dhe LeBron James, i cili e ka fituar këtë çmim katër herë në karrierë. Giannis dhe LeBron janë favoritë për këtë çmim.

Për çmimin “ROOKIE” finalistë janë Ja Morant i Memphis, Kendrick Nunn i Miami dhe Zion Williamson i Nju Orleans. Morant është favorit, sepse Zion ka luajtur vetëm 19 ndeshje para ndalesës për shkak të pandemisë. Giannis bën pjesë edhe në treshen e kandidatëve për mbrojtësin më të mirë, bashkë me Anthony Davis dhe Rudy Gobert. Francezi është mbret i sezoneve të fundit, por këtë herë niset pas Antetokounmpo dhe Davis.

Lojtari i 6-të - Montrezl Harrell, Dennis Schröder dhe Lou Williams, pjesa më e lehtë ishte përzgjedhja e këtyre të treve si kandidatë. Pjesa më e vështirë është të kuptosh kush do të fitojë. Për trajnerin më të mirë ka shumë kandidatë të fortë, por fituesi do të zgjidhet mes Mike Budenholzer i Milwaukee, Billy Donovan i Oklahoma City dhe Nick Nurse i Torontos. Budenholzer e Donovan kanë ndarë çmimin e dhënë nga shoqata e trajnerëve, një çmim i vendosur nga votat e kolegëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë