Kampionët janë ata. Milwaukee ka treguar se kush ‘mbretëron’ dhe në “Fiserv Forum” ka arritur një fitore historike, 118-99. Steph Curry me shokë ishin 39 pikë në disavantazh në pjesën e parë, më i thelli në pushimin e ndeshjes në 61 vitet e fundit. Bucks ishin superiorë në gjithçka, me Giannis Antetokounmpo (30 pikë, 12 ribaunde dhe 11 asiste) dhe Khris Middleton (23 pikë 7 asiste) të paparmbajtshëm.
Pavarësisht mungesës së Jrue Holiday, Bucks luajtën në mënyrën e tyre. Golden State ka pësuar humbjen e katërt në 5 ndeshjet e fundit, me Steph Curry sërish në hije, ndërkohë që ka humbur edhe Gary Payton II për një problem në shpinë që në pjesën e parë.

Golden State zhgënjeu totalisht. Kurrë këtë sezon skuadra e trajnerit Kerr nuk ishte vënë kaq shumë në vështirësi, duke mos qenë në gjendje të reagojë. “Na morën me shkelma, – ka pranuar trajneri Kerr, – por një ndeshje e tillë gjatë sezonit u ndodh të gjithëve”. Rënia në fakt është ndjerë jo pak në 5 ndeshjet e fundit, ku pikët nuk janë shënuar më aq lehtë, por skuadra ka vuajtur edhe në ndërtimin e lojës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.