Mode

Gen Z po “vjedh” stilin e viteve ‘90

Këtë muaj Olivia Rodrigo, këngëtarja 18-vjeçare e hiteve përfshirë Driver's Licence dhe Good 4 U, zgjodhi një kostum nga Chanel për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë për të takuar presidentin e Amerikës, Joe Biden. Platforma globale e kërkimit të modës Lyst tha se pas atij momenti, kërkimet për Chanel u rritën me shpejtësinë e erës.

Kostumi Chanel është veshur gjithashtu nga Simone Biles në kopertinën e revistës Ëall Street Journal dhe nga kasti i Gossip Girl.

Kostumi është bërë i famshëm në vitet ’60 nga Jackie Kennedy Onassis por vitet ’90 ishte kulmi i këtij kostumi.

Olivia Rodrigo me kostumin e Chanel

Referencat që bëhen nga adhuruesit e rinj të kostumit, Gen Z, ka më shumë të ngjarë të jenë nga Helena Christensen në pasarelë me një kostum Chanel, Hilary Banks në ‘The Fresh Prince of Bel-Air’, ose Cher Horoëitz nga filmi ‘Clueless’ .

Chanel është, sigurisht, një markë luksoze dhe për këtë arsye e shtrenjtë. Kostumet e cilësisë së mirë në faqet si ‘Farfetch’ kanë çmime që fillojnë nga rreth 2000 dollarë. Ka dhe të tjerë që mund të marrin imitime të Chanel në Depop, aplikacion i rishitjes që e përdor dhe Rodrigo dhe një kostum mund të blihet për 25 dollarë.

Viviana Attard, përfaqësuesja e Depop e cila gjithashtu studion trendet, thotë se është rritur shumë kërkesa për atë kostum.

"Rodrigo shprehu vizualisht një ‘vibe’ që ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit dhe ne kemi parë një rritje të interesit në listat dhe kërkimet për kostumin tipik Chanel”, thotë ajo.

Redaktorja e Lyst, Morgane Le Caer, argumenton se fakti që kostumi flet për zonjat, për vitet ’60 dhe ’90 është diçka që tërheq vëmendje.

"Stili i Gen Z ka të bëjë me krijimin e një bote shumë personale ose gjendje shpirtërore përmes ballafaqimit të elementeve vizuale", thotë ajo.

Ryan McMahon, i cili drejton chanel_archives, një faqe ku shfaqen të gjitha krijimet e Chanel thotë se tani është krijuar një brez nostalgjie dhe të gjithë duket se janë të fiksuar duke shikuar prapa në modë dhe duke kujtuar një kohë kur moda nuk ishte aq serioze. Chanel në vitet '90 është një shembull i përsosur i kësaj", thotë ai.

Le Caer dhe Attard argumentojnë se faktori i qëndrueshmërisë së cilësisë së mirë është i rëndësishëm dhe Rodrigo përfaqëson brezin e saj edhe këtu.

"Ajo është një tifoze e madhe e dorës së dytë dhe e cilësisë së mirë dhe merr vendime të rëndësishme për mjedisin me zgjedhjet e saj të modës. Nuk është për t'u habitur që ajo zgjodhi të vishte një kostum të dorës së dytë por të cilësisë së mirë për një rast kaq të rëndësishëm si vizita në Shtëpinë e Bardhë", thotë Attard.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë