Lojëra me Dore

Gati skenari i çuditshëm i mbylljes së NBA, pritet të luhet në vetëm një vend

NBA ka afat deri në mesin e prillit për të vendosur çfarë duhet bërë me këtë sezon, të ndalur për shkak të emergjencës koronavirus, duke patur parasysh se në këtë moment është e vështirë të kuptohet përhapja reale e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Liga po mendon të zhvillojë një turne në stilin e Kupës së Botës, në mënyrë që të luhen të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të përfundojë sezoni 2019-2020.

Hipoteza më e mundshme është për të luajtur (duke filluar nga 21% e ndeshjeve të sezonit të rregullt ende të pa zhvilluara apo direkt nga playoff) në një ambient të vetëm që mund të presë ndeshjet, seancat stërvitore e stafin e skuadrave, ku do ti nënshtrohen kontrolleve rigoroze. Ky vend mund të jetë Las Vegas, që ndodhet në shkretëtirë, e ku hyrjet janë lehtësisht të kontrollueshme, por edhe lehtësira të shumta, si impiante për ndeshjet e sidomos hotele të mëdha tashmë të boshatisur për shkak të ‘karantinës’.  Nga këtu deri në mes të prillit gjithçka mund të ndodhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë