Lojëra me Dore

Gasol monumental, Spanja kalon në finale të Botërorit pas kohës shtesë

Vështirë se mund të imagjinohet një ndeshje më e fortë dhe më e luftuar se gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Kinës në basketboll, e tregon vetë koha shtesë, e rrallë në këtë sport. Pas 50 minutash betejë, Spanja ka marrë në dorë biletën e finales së Botërorit. Skuadra e trajnerit Skariolo ka mundur 95-88 Australinë, që gjatë kohës së rregullt kishte udhëhequr pjesën më të madhe të ndeshjes.

Faktor determinant në kualifikimin e Spanjës ishte pa dyshim Mark Gasol, i cili, në ndeshjen e 134-t të sezonit, ka bërë një paraqitje fenomenale, duke shënuar 33 pikë. Duhen veçuar edhe dy trepikëshat në shtesën e dytë nga Lul. Australia del me kokën lart nga ky Botëror, ku ka bërë një lojë të jashtëzakonshme në mbrojtje, me një Pati Mills në formë të shkëlqyer, me 32 pikë të shënuar. Australianët luftuan deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit të shkonin në finale.

Mark Gasol gjatë ndeshjes, 33 pikë për spanjollin. Gazeta Si, 13 shtator 2019

Spanja kthehet kështu në finale të Botërorit pas 13 vitesh. Skuadra e dytë finaliste do të përcaktohet nga çifti Argjentinë-Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë