Gjimnasti ynë, Matvei Petrov, zuri vendin e parë në baterinë e tij. Ai ka zhvilluar sot garën kualifikuese në disiplinën e kalit me doreza, duke arritur një rezultat të kënaqshëm. Petrov garoi në baterinë e tretë të divizionit të dytë dhe mori 14.733 pikë, që i dhanë vendin e parë në këtë bateri.
Por, në renditjen totale, gjimnasti kuqezi zuri vendin e 9-të, që do të thotë se nuk është kualifikuar për në finale, ku shkojnë 8 sportistët më të mirë. Vetëm 0.33 pikë e ndanë gjimnastin kuqezi nga finalja. Megjithatë, ai ka pak shpresa, nëse deri në finalen e 1 gushtit dëmtohet ndonjë nga sportistët e tjerë të kualifikuar.
Matvei Petrov është sportisti i parë i Shqipërisë që garoi në Lojërat Olimpike, ku vendi ynë përfaqësohet me 9 sportistë. Edhe vendi i 9-të është një arritje për gjimnastikën shqiptare. Tani radhën e ka qitësja Manuela Delilaj, që do të zhvillojë garën e saj nesër, në disiplinën e pistoletës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.