Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë bashkëshorten e tij me armën e shërbimit.
Autori është Alket Arapaj 44 vjeç, ndërsa viktima është Ervilma Seferaj 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias. Gardisti e ka qëlluar tri herë me armën e shërbimit gruan, duke e lënë të vdekur në vend.
Pasi kanë dëgjuar të shtënat, kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë.

Pallati ku banonte çifti Arapaj
Pas vrasjes, 44-vjeçari është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë.
Gardisti Alket Arapaj deklaroi sot para grupit hetimor se e kishte ekzekutuar bashkëshorten me armën e shërbimit, pasi e tradhtonte.
“Gruaja më tradhtonte, prandaj e vrava. Edhe në shtëpi dhe gjeja gjërat të lëvizura. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhtinë. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, është shprehur ai.
Çifti ka një fëmijë. Në rrethin shoqëror dhe familjar, Arapaj njihet si person i sjellshëm dhe praktikues i fesë islame, ndërsa edhe gruaja ishte e mbuluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




