Nëse këto javë shikoni nëpër kryeqytetet më të rëndësishme botërore mijëra njerëz mbi biçikleta dhe të zhveshur, mos u shqetësoni. Nuk ka ndodhur asnjë anomali; është thjesht muaji qershor, kur kryhet Gara Botërore Lakuriq Mbi Biçikleta “Naked Bike”. Një eveniment që kohët e fundit ka pushtuar gjithë globin.
Që prej vitit 2017, rreth 70 qytete në 20 vende të botës marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila konsiderohet tashmë si një nga protestat më të mëdh në planet. Organizatorët e përdorin këtë garë për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve të ndryshme me të cilat përballen çiklistët dhe mjedisi, duke përfshirë ndryshimet klimatike, energjinë e rinovueshme dhe sigurinë rrugore.
Ndërsa është e vështirë të përcaktohet saktësisht se kush e inicioi këtë lëvizje, sigurisht nuk është e vështirë të identifikosh pjesëmarrjen e madhe në këtë organizim. Në qytete të tilla si Londra dhe Portland, ku udhëtimi me biçikleta është shumë i rëndësishëme, numri i pjesëmarrësve është rritur ndjeshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.