Ngjarje

Gangsterët shqiptarë të drogës “luftojnë” Britaninë e Madhe

Anëtarët e një bande shqiptare famëkeqe të kontrabandës së kokainës në Londër kanë zemëruar mediat në masë të Britanisë së Madhe duke treguar pasurinë e tyre të vënë në mënyrë të paligjshme, në rrjete.

Gazeta “Daily Mail” ka akuzuar të hënën grupin "Hellbanieanz" për stilin e jetesës së tyre, duke postuar fotografi me makina luksoze, duke pirë duhan dhe duke treguar veshjet e firmave të ndryshme.

Në fotografi tregohen anëtarë të bandës që mbajnë varse të mbuluara me gur, të cilat mbajnë inicialet e emrit të grupit. Të tjera tregojnë anëtarët e bandës në veshjet e stilistëve duke adoptuar stilin “reper” dhe duke i treguar gishtin e mesëm shikuesve. Shumë fotografi shoqërohen me frazat ngacmuese, në të cilat gangsterët thonë se, nuk dinë se si të shpenzojnë të gjitha paratë që fitojnë nga droga ilegale.

Tristan Asllani, pjesë e bandës "Hellbanieanz"

Gangsterët u bënë pjesë të mediave pas arrestimit të një anëtari të bandës në vitin 2016. Tristen Asllani është ende pjese e titujve të gazetave pasi gjatë gjithë kohës tregon fotografi nga burgu, duke qeshur dhe duke shkruar " e vetmja gjë që më mungon në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar janë fermat”.

Asllani u burgos me 25 vjet burgim pasi policia e Londrës gjeti në makinën e tij miliona paundë, kokainë dhe armë.

Sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë së Bashkuar, 726 shqiptarë ishin në burgjet britanike vitin e kaluar, nga një popullsi totale prej 85.000 të burgosurish.

Kjo është më pak se një për qind e popullatës totale të burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar. Nga këta 726 të burgosur, 321 persona janë të akuzuar për shpërndarje droge.

Në statistika thuhet se, rreth 4,000 të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor të vitit 2017 ishin nga vendet e BE-së. Numri më i madh ishin nga Polonia (821) e ndjekur nga Irlanda, Rumania dhe Lituania. Megjithatë, shkalla e ofendimit polak është e ulët, duke marrë parasysh madhësinë e komunitetit në Britani të Madhe, duke numëruar mbi një milion./Ballkan Insight/


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë