Ka ndodhur

Fushë-Krujë, automjeti përplas për vdekje 17-vjeçarin

Gazeta Si - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Krujë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet. Policia thotë se ka ndaluar drejtuesin e automjetit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30, ku automjeti me drejtues shtetasin A.K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

"Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë