Ngjarje

Fushata pro-Brexit nën hetim, dyshohet për financime nga Rusia

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani ka nisur një hetim për Arron Bankat dhe të tjerët lidhur me fushatën pro Brexit para referendumit, teksa ata dyshohet se kanë kryer vepra penale që kanë ndikuar procesin e largimit nga BE-ja.

Komisioni Zgjedhor tha se i kishte referuar rastet NCA-së mbi dyshimet se “një numër i veprave penale mund të jenë kryer” dhe se ka arsye për të dyshuar se Bankat, milioneri i sigurimeve që mbështeti fushatën e Brexit, nuk ishte “burimi i vërtetë”  i fondit prej 8 milion paund që financoi për mbështetjen e idesë së braktisjes së unionit.

Në një deklaratë të Komisionit Zgjedhor thuhet se hetimi i tij u përqendrua në 2 milion paund që raportohen të jenë huazuar për Better for the Country (BFTC), një kompani që është përdorur për të financuar Leave.EU, dhe 6 milion të tjera që raportohet se i janë dhënë organizatës në emër të Leave.EU, nga vetë Bankat.

Nga këto para, 2.9 milion paund u përdorën për të financuar shpenzimet e referendumit në emër të Leave.EU.

Bankat, dikur një financues i madh i Ukip, thanë në një deklaratë: “Nuk ka dëshmi për ndonjë keqbërje nga kompanitë që kam. Unë jam një taksapagues i Mbretërisë së Bashkuar dhe kurrë nuk kam marrë ndonjë donacion të huaj. Komisioni Zgjedhor nuk ka ofruar asnjë provë për të kundërtën. Komisioni Zgjedhor më ka dërguar në Agjencinë Kombëtare të Krimit nën presion politik të fortë nga mbështetësit anti-Brexit”.

Ndërkohë, disa kritikë të Bankat kanë spekuluar për lidhje të bizneseve të tij me Rusinë dhe financime të mundshme të fushatës së referendumit nga Moska.

Doëning Street ka thënë më parë se nuk ka prova për ndonjë ndërhyrje ruse në Brexit. Ndërkohë lajmet e hetimit nxitën aktivistët anti-Brexit që të bënin thirrje për një vonesë në procesin e daljes nga BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë