Media Galeri

Fushat më të bukura të futbollit në botë

Gazetari britanik Ryan Herman ende kujton fushën e parë të futbollit që ka vizituar kur ishte fëmijë në vitin 1978, pamjet, tingujt dhe po, edhe rezultatin.

Liverpool mundi 2-0 West Ham United në fushën e kësaj të fundit, Upton Park, por për Herman, përvoja ishte shumë më tepër se fitorja e ekipit të tij. Stadiumi në Londrën lindore është shkatërruar që atëherë, por Herman vazhdon të ketë të njëjtën ndjesi sa herë është në një stadium të ri.

Herman ka bërë një libër “Remarkable Football Grounds”, ku dhe thotë se “ndonjëherë, vetë loja nuk është aq interesante sa stadiumi”.

Këtu janë disa nga fushat më të mrekullueshme që ka vizituar Herman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë