Ngjarje

Furrat e bukës vetëm 8 orë hapur sot, pas orës 13:00 kyçen deri të hënën

Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave njofton të gjithë qytetarët që furrat në fundjavë do të jenë të hapura vetëm 8 orë nesër, nga 05:00 deri në 13:00, ndërsa pasditen e së shtunës dhe të dielën deri të hënën në mëngjes do të jenë të mbyllura. Njoftimi bëhet nga Shoqata Bukës Pastiçerisë Brumave që e lidh këtë me vendimin e marrë nga ana e qeverisë për ndryshimin e orarit të shtetrrethimit.
Shoqata njofton dyqanet e shitjeve të bukës që sot të shtunën të prodhojnë sa më shumë bukë, për shkak se mund të ketë një fluks më të madh të kërkesave.
“Kryeministri Z. Edi Rama pasditen e së premtes bëri një njoftim që është shumë i rëndësishëm për të gjithë prodhuesit e bukës. Duhet të prodhojmë më shumë bukë, sepse shërbimi i shitjes të furrave të bukës do të jetë nga ora pesë e mëngjezit deri ne orën 13:00 të drekës, pas kësaj ore për të gjithë kohën e pasdites, dmth nesër që është e shtunë dhe gjithë ditën e diel nuk do ketë furrë buke të hapur. Furrat bukës do të hapen vetem ditën e hënë në orën 5 të mëngjezit. Ky është urdhëri i Kryeministrit për këtë fundjavë, prandaj të gjithë ne të sforcuar duhet të prodhojmë që të përballojmë fluksin dhe kërkesat e klientëve në mënyrë që familjet të marrin bukë edhe për pasnesër. Qofshi mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=579959999264428&id=100017512985285

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë