Nga Gazeta ‘SI’ – Vendimi për të hedhur në rrjet energjinë e prodhuar nga fotovoltaiket, është kundërshtuar nga shoqata e furnizuesve të energjisë elektrike, për shkak të disa kritereve të vendosura.
Enti Rregullator i Energjisë theksonte se të gjithë operatorët duhet të kenë gati një parashikim për prodhimin e energjisë në të ardhmen, pikë që kundërshtohet nga shoqata. Shoqata shkruan se prodhimi varet nga kushtet hidrike dhe çdo lloj parashikimi do të ishte jorealist.
Lidhur me të njëjtën pikë, ERE sugjeron që prodhuesit të kryejnë parapagesa mujore tek Operatori i Energjisë së Rinovueshme, në bazë të këtyre parashikimeve. Shoqata kundërshton edhe këtë pikë, duke e bërë Shqipërinë rastin e parë në botë, që do detyronte furnizuesit të paguanin parapagesa, të llogaritura vetëm në parashikime subjektive.
Në letrën drejtuar ERE-s, shoqata kërkon rishikimin e metodologjisë për furnizuesit fotovoltaikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.