Ka ndodhur

Furgoni përplas biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari

Një 61-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 në vendin e quajtur Gruemirë Çezme. Furgoni tip “Mercedes Vito” përplasi një biçikletë. Për pasojë, biçiklisti I.H. 61 vjeç humbi jetën.

Ndërsa shoferi i furgonit, N.G. 54 vjeç u shoqërua në komisariatin e policisë për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë