Shendet

Furçat elektrike për dhëmbët shkaktojnë dëmtime të pariparueshme

Dentistët britanikë tregojnë se furçat elektronike të dhëmbëve janë të dëmshme për shëndetin oral. Reagimi i tyre erdhi mbas vlerësimit të zakoneve të higjienës orale të garuesve në “Love Island”, një prej reality show-ve më të ndjekur në Britani.
Gjatë episodit të mbrëmshëm, u shfaqën tre anëtarë të këtij kompeticioni, të cilët pastronin dhëmbët me furçë elektrike, por dentistët e cilësuan këtë veprim të gabuar duke thënë se ky produkt ushtron shumë presion mbi mishrat e dhëmbëve, duke i dëmtuar ata.
Rhona Eskander, një dentiste nga Londra, tregon se shikuesit e shfaqjes mund të përdorin këtë teknikë të gabuar. Ajo tha se garuesit janë njerëzit më me ndikim për teleshikuesit në këto momente. Eskander ka deklaruar se furçat elektrike të dhëmbëve, nuk kanë një ingranazh për të përcaktuar presionin që mund të shkaktojnë tek dhëmbët.
“Aplikimi i këtij produkti, mund të quhet edhe “pastrimi i tepër i dhëmbëve”. Kjo gjë do të shkaktojë dëmtimin e mishrave të dhëmbëve dhe prishjen e smaltin i cili është shumë i rëndësishëm mbrojtjen e tyre,” shtoi Eskander.

Anëtare në "Love Island"

Gjithashtu, ajo u shpreh se ky proces është i pariparueshëm.
Nga ana tjetër Richard Marque, nga klinika dentare Wimpole Street Dentist, tha se ky dëmtim mund të ndodhë në vetëm dy tre minuta dhe mund të përkeqësohet shumë, kur përsëritet me muaj të tërë.
Gjithashtu, Marque, sugjeroi se producentët e këtij realit-show, duhet të kërkonin këshillën e dentistëve për mënyrën se si garuesit, duhet të lajnë dhëmbët.
“Furçat e dhëmbëve elektrike janë njëjtë si thonjtë fallto. Ato vetëm dëmtojnë dhëmbët dhe nuk japin asnjë rezultat të ndryshëm nga furçat normale,” shtoi Eskander.
Ajo gjithashtu shprehet e shqetësuar për faktin, se njerëzit nuk këshillohen asnjëherë me dentistët për çfarë produktesh duhet të përdorin për dhëmbët, duke përfunduar kështu në pajisje t kushtueshme dhe të dëmshme. /Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë