Gazeta Si - Një anije peshkimi me material druri është fundosur në Portin e Durrësit këtë të martë
Anija nuk dilte në det që prej 4 muajve, ndërsa gjatë mbrëmjes se kaluar mendohet të ketë futur ujë duke u zhytur në thellësi të basenit ujor.
Nga ana e Autoritetit të Portit po punohet për nxjerrjen e saj në sipërfaqe dhe largimin prej zonës së ankorimit të mjeteve detare.
Shkak për mbytjen e anijes dyshohet të jetë bërë amortizimi në pjesën fundore të saj.
Mjeti detare, i gjatë 22 metra dhe një peshë prej 70 tonë, ndodhej i ankoruar në urën nr 2 të peshkimit në port.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.