Moti

Fundjavë me vranësira dhe me shi. Ulen temperaturat

Nga Gazeta ‘Si’- Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Ndërkohë në zonat Jugore dhe qendrore do të jenë në sasi më të pakta. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve por mbeten prezent në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

 Sa i përket të shtunës dhe të dielës, do të rikthehen edhe reshjet e dëborës në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit përgjatë ditës së premte, do të jenë minimalet 1-2 gradë dhe maksimale, jo më shumë se 13 gradë. E shtuna dhe e diela do sjellë një rënie të tyre, më e theksuar do jetë në orët e mëngjesit.

Ftohen mëngjeset duke bërë që minimalet të zbresin në -2 gradë në zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 12 gradë celcius. Era do të jetë kryesisht mesatare, por herë pas here edhe e fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë