Qendra ciklonike do të afrohet drejt rajoneve të Adriatikut, ku priten reshje shiu dhe stuhi por dhe rënie e temperaturave në vendin tonë.
E Premte 08 Korrik 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu ,rrebeshe dhe shkarkesa elektrike në zonën veri perëndimore dhe jug perëndimore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/24°C
Zona e ulët 16/31°C
Zona bregdetare 20/30°C
E Shtunë 09 Korrik 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 0,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/21°C
Zona e ulët 16/29°C
Zona bregdetare 19/27°C
Kosova, e Premte data 08 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje dhe stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 24°C -26°C .
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




