Moti

Fundjava, mes diellit dhe shiut

Gazeta Si- Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga zonë me presion të ulët atmosferik e cila furnizohet me masa ajri të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.

Ditën e sotme moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshe shiu në zonat malore pjesërisht në zonën qëndrore edhe në kryeqytet pasdite. Era do të jetë drejtim Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      15/28°C

Zona e ulët         19/34°C

Zona bregdetare  20/31°C

E Diel, data 28 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshe shiu në mesditë në zonat malore pjesërisht në zonën qëndrore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      15/29°C

Zona e ulët         19/33°C

Zona bregdetare  20/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë