Moti

Fundjava e fundit e verës do të jetë me vranësira

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga forcimi i presionit të lartë atmosferik duke sjellë stabilitet të pjesshëm të kushteve atmosferike në  territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.

Ditën e sotme (e premte) moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshe shiu lokale në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      17/30°C

Zona e ulët         18/35°C

Zona bregdetare  22/34°C

E Shtunë, data 27 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshe shiu në zonat malore pjesërisht në zonën qendrore edhe në kryeqytet pasdite. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      17/29°C

Zona e ulët         19/33°C

Zona bregdetare  22/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë