Moti

Fundjava do të sjellë reshje shiu dhe stuhi në bregdet

Anticikloni Afrikan ka filluar të humbasë energjinë e tij për shkak të rrymave ajrore nga Atlantiku të cilat do të sjellin reshje dhe stuhi në vendin tonë gjatë fundjavës.

Ditën e sotme (4 nëntor) moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare të pasuara nga reshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore, zona lindore do të jetë me vranësira dhe kthjellime . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       8/21°C

Zona e ulët         10/26°C

Zona bregdetare 13/25°C

E Shtunë, data 05 Nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira  mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       8/17°C

Zona e ulët         10/23°C

Zona bregdetare 13/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë