Nga Gazeta Si- Gadishulli i Ballkanit vijon të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke sjellë klimë të thatë dhe temperatura të larta gjatë fundjavës në vendin tonë.
Ditën e sotme (e premte) moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/21°C
Zona e ulët 4/27°C
Zona bregdetare 11/26°C
Ditën e shtunë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/23°C
Zona e ulët 4/28°C
Zona bregdetare 12/27°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




