Shendet

Ftohja në verë është ndryshuar këtë vit dhe është më keq

Maskat, distancimi shoqëror dhe masat e tjera qësynojnë parandalimin e përhapjes së Covid-19 kishin “efektin” e të ndalimit të viruseve të tjerë të frymëmarrjes. Por tani që masat parandaluese janë hequr viruset e zakonshme të frymëmarrjes janë kthyer dhe sistemet imunitare të njerëzve kanë veshtiresi.
Sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive, masat e marra për të zvogëluar përhapjen e Covid-19 ulën ekspozimin e njerëzve ndaj mikrobeve të ndryshme. Pa ekspozim të rregullt ndaj mikrobeve, sistemi imunitar i njerëzve, edhe pse nuk dobësohet, mund të marrë më shumë kohë për të luftuar kundër infeksioneve.
“Ekspozimi i shpeshtë ndaj patogjenëve të ndryshëm nxit sistemin imunitar për të qenë gati për t’iu përgjigjur atij patogjeni,” tha Paul Skolnik, një imunovirolog dhe kryetar i mjekësisë së brendshme në Shkollën e Mjekësisë Virginia Tech Carilion.  Sipas tij nëse nuk i keni pasur ato ekspozime, sistemi juaj imunitar mund të jetë pak më i ngadalshëm për t’u përgjigjur ose nuk përgjigjet aq plotësisht, duke çuar në ndjeshmëri më të madhe ndaj disa infeksioneve të frymëmarrjes dhe nganjëherë simptoma më të gjata ose më të zgjatura.
Por izolimi nuk është faktori i vetëm në lojë. Satya Dandekar, kryetare e departamentit të mikrobiologjisë mjekësore dhe imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë-Davis, shtoi se faktorë të tjerë, “duke përfshirë stresin, zakonet e dobëta të gjumit dhe rritjen e konsumit të alkoolit”, gjithashtu mund të kenë ndikuar në mënyrën se si sistemi imunitar i njerëzve  reagojnë ndaj përhapjes së viruseve të frymëmarrjes.

“Kur një person ekspozohet ndaj një patogjeni, duhet të ketë një ngritje të shpejtë të përgjigjes nga sistemi imunitar dhe qelizat imune,” tha Dandekar.
Sipas CDC, rastet e viruseve të zakonshëm të frymëmarrjes, të tilla si virusi respirator sincitar (RSV) dhe viruset e parainfluencës njerëzore, janë aktualisht në rritje.
Sue Huang, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Gripit të Organizatës Botërore të Shëndetit në Institutin e Shkencës dhe kolegët e saj në shkurt botuan një studim që u publikua në revistën “Nature” zbuloi se kufizimet e rrepta të Zelandës së Re parandalonin jo vetëm përhapjen e Covid-19, por  gjithashtu përhapjen e RSV. 
Ekspertët nuk janë të befasuar nga përhapja aktuale e RSV dhe viruseve të tjerë të frymëmarrjes.
Sidoqoftë, ekspertët nuk janë të sigurt se kur virusi i gripit do të rishfaqet ose si do të ndikojë tek njerëzit.  Rachel Baker, një epidemiolog në Universitetin Princeton, tha se një shqetësim i mundshëm është se gripi, Covid-19 dhe sëmundjet e tjera të traktit respirator mund të qarkullojnë në popullatë në të njëjtën kohë.
Megjithatë, Allison Agwu, një specialiste e sëmundjeve infektive në Qendrën e Fëmijëve Johns Hopkins tha se njerëzit duhet të marrin masa paraprake për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të frymëmarrjes, e cila përfshin vaksinimin kundër Covid-19.
“Bëni gjërat që u themi nxënësve të klasës së pestë: Lani duart, mbuloni hundën kur teshtiteni, hidhni letrat në kosh pasi fshini hundët dhe bëni çmos që të vaksinoheni kundër gjërave që mundeni. Merrni vaksinën tuaj Covid në mënyrë që të jeni më pak paranojak kur të ftoheni,” tha Agwu. 

Burimi: The New York Times/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë