Politike

Ftesa e munguar, Rama: Mitsotakis nuk duhet të sillej në atë mënyrë! Pse reagova ashpër në fushatë për Belerin

Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për “Kathimerini”, e ka cilësuar të gabuar veprimin e homologut të tij grek për mos thirrjen në darkën e Selanikut të liderëve të Ballkanit, duke shtuar se nuk e merr personale.

“Kam mësuar në jetë se të ndihesh i ofenduar personalisht nuk është diçka e mirë. Kur bëhet fjalë për politikën, që mund të bëjnë keq, politika është një bishë e rrezikshme. Mund të të tërheq poshtë, jo nuk jam i ofenduar. Thjesht nuk duhet të bënte atë që bëri. As nuk e imagjinoj që në një situatë të njëjtët të bëja të njëjtën gjë. Të lidhet këtë qëllim të madh për të dërguar një mesazh mua, Shqipëria, çfarëdo rëndësie ka Greqia, nuk është kjo mënyra. Miqtë duhet të përballen me njëri-tjetrin të përpiqen që të kuptohen, të flasin. Kyriakos ishte një mik që e pëlqeja dhe akoma është një mik që e pëlqej. Kyriakos do të jetë gjithmonë mik", tha Rama në intervistën me gazetarin Pavlos Papadhopulos.

Intervista e publikuar nga Rama nw rrjetet e tij sociale, mban titullin: “Qeveria jonë u dha tituj pronësie minoritarëve”, duke nënkuptuar se nuk ka ndonjë dhunim të të drejtave të minoritetit.

Sa për çështjen “Beleri”, që është zanafilla  e kësaj përplasjeje me Athinës e Tiranës, Rama tha se kjo është çështje e drejtësisë dhe se Greqia nuk duhet të ndërhyjë nëçëështjet e institucioneve të drejtësisë.

Ndërsa ka pranuar se pati një gjuhë të ashpër gjatë fushatës kundër Belerit, por nuk e dinte se ndaj kishte nisur një hetim.

“Në radhë të parë në politikë ndodh të thuash gjëra për të cilat më pas nuk je krenar. E në këtë fushatë po, mund të kem thënë disa gjëra për të cilat nuk ndjehem vërtet mire”.

Ndër të tjera kreu i qeverisë i është përgjigjur pyetjes së gazetarit grek nëse çështja “Beleri” e dëmton imazhin e Shqipërisë, ku ka theksuar se një qeverie e huaja nuk ka të drejtë që të ndërhyjë dhe të komentojë aktet e sistemit gjyqësor të një vendi tjetër.

“E kuptoj por nuk jam dakord me asgjë nga këto e në radhë të parë nuk jam dakord që një qeveri e huaj mund të komentojë aktet e sistemit gjyqësor të një vendi tjetër, akoma dhe nëse janë vende shumë mike. Nuk është sjellje europiane, sipas mendimit tim. Pastaj, nuk i dimë të gjitha rreth çështjes. Do i mësojmë kur të paraqiten gjithë faktet në sallë gjyqësore nga prokurori special. Por nga sa njohim, e para u kap duke blerë vota. E dyta, asgjëkund në ligjet e Shqipërisë nuk parashikohet që qeveria apo kryeministri të lëshojë leje dalje nga burgu e një të burgosuri. Dhe e fundit, mbahet sepse pasi u drejtua në tre nivelet e drejtësisë shqiptare, nuk mundi të lirohet. Kështu, pyetja juaj është shumë e thjeshtë, ku jam unë dhe ku qeveria shqiptare në gjithë këtë? Prokuroria speciale kundër krimit të organizuar dhe gjykatat speciale kundër korrupsionit janë krijuar në kuadrin e reformës së drejtësisë. Reforma nga fillimi deri në fund u planifikua, miratua dhe filloi të zbatohet nën survejimin e rreptë të BE dhe mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE, përfshi dhe Greqisë. Dhe këto institucione kanë burgosur në nivel parapyetësor katër a pesë kryebashkiakë nga partia Socialiste e Shqipërisë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë