Shendet

Fryrja e stomakut, një përqafim mund të lehtësojë problemet tuaja gastrointestinale

Stresi mund të shkaktojë një vonesë në tretjen e ushqimit. Kjo vonesë mund të çojë në fryrje, siklet dhe diarre. Përqafimi prodhon një hormon anti-stres të njohur si oksitocinë, i cili lirohet nga hipotalamusi në tru.
A mund të ndihmojë oksitocina për rregullimin e funksioneve gastrointestinale? Kjo është ajo që kërkuan të zbulojnë studiuesit nga Universiteti i Mjekësisë në Pensilvani.
Shkencëtarët përdorën minjtë për studimin dhe me anë të një teknologjie, ata zbuluan se aktivizimi i oksitocinës mund të ndryshojë vonesën në zbrazjen e stomakut.
Oksitocina luajti një rol në zbrazjen e stomakut duke rritur kontraktimet muskulore (lëvizshmërinë) e stomakut. Kur minjtë ishin të ekspozuar ndaj sasive të mëdha stresi, kishin vështirësi në tretje dhe aktivizimi i oksitocinës bëri që ushqimi të tretej më shpejt.
Kjo sugjeron që, kur përballeni me një moment stresi, problemet gastrointestinale mund të zvogëlohen nga oksitocina.
“Gratë janë më të prekshme ndaj stresit dhe patologjive të lidhura me stresin dhe ato raportojnë më shumë probleme në çrregullimet gastrointestinale” tha Alberto Travagli, një nga studiuesit.

Imazh ilustrues

Studiuesit tani shpresojnë të “zhvillojnë terapi për të siguruar lehtësim” për njerëzit që vuajnë nga problemet gastrointestinale.
Në teori, një përqafim nga një i dashur mund të ndihmojë për të lehtësuar çdo ndjenjë fryerje në barkun tuaj. Kjo sepse përqafimi aktivizon oksitocinën, por nuk është sjellja e vetme që inkurajon çlirimin e saj. Çdo gjest i dashur, si një puthje apo dhe përkëdheljet rrisin nivelin e oksitocinës.
Kurdo që të ndjeheni të fryrë, përqafohuni!
Burimi: Express. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë