Rrugët e Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor mbeten më aktivet për kalimin emigrantëve të parregullt vlerëson raporti më i fundit i Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex .
Sipas raportit, në dy muajt e parë të vitit 2023, numri i kalimeve të parregullta kufitare të raportuara nga autoritetet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian ishte 28130, gati sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Evidentimi i migrantëve të parregullt në Mesdheun Qendror është rritur në dy muajt e parë të vitit 2023 krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rruga e Mesdheut Qendror përbën dy nga çdo pesë kalime të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian, vlerëson raporti.
Sipas raportit, 11951 kalime të migranëtve të parregullt u raportuan në këët rrugë për periudhën Janar -shkurt të vitit 2023 me një rritje 118% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të FRONTEX në periudhën janar - shkurt të këtij viti në Rrugën e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria u evidentuan 8.394 kalime të parregullta me një rënie prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm në shkurt, sipas raportit u evidentuan rreth 13800 kalime të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Aktualisht, më shumë se 2400 oficerë të trupave tokësore dhe staf i Frontex po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme operacionale.
Ata mbështesin shtetet anëtare të BE-së dhe vendet fqinje përfshirë edhe Shqipërinë për sfidat me migrimin e parregullt.
Shtetasit e Sirisë, Bregut të Fildishtë, Guinesë, Afganistanit dhe Pakistanit përbëjnë numrin më të madh të migrantëve të parregullt. (VOA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.